TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2026, 13:10

Plagosi me armë 34-vjeçarin në Tiranë, publikohet fotoja e Klodian Kallos

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me armë 34-vjeçarin në Tiranë, publikohet fotoja e
Klodian Kallo

Është publikuar fotoja e Klodian Kallos, personit të shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Juxhin Hamajezit, 34 vjeç, në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy të rinjve dyshohet të ketë nisur për një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro. Burime hetimore bëjnë me dije se Hamajezi dyshohet se i kishte marrë automjetin Kallos, pa i shlyer shumën e parave.

Debati mes tyre ka degraduar më pas në përdorimin e armës së zjarrit, ku 34-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar dhe vijon të jetë në kërkim nga policia.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

klodian kallo tirane plagosje juxhin hamajezi

Lini një Përgjigje