17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë gjatë një feste në zonën e Kthesës së Kamzës ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje kritike. Policia ka arrestuar 19-vjeçarin që shkaktoi plagosjen aksidentale, si edhe tre të rinjtë që ndodheshin në banesë.
Ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje kritike 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në zonën e Kthesës së Kamzës, në Tiranë. Mateo Likaj ishte qëlluar aksidentalisht gjatë një feste të organizuar në banesën e një 19-vjeçari.
Autori i dyshuar, Rigels Sylaj, 19 vjeç ëahtë ndaluar nga policia. Burime bëjnë me dije se ai është djali i një ushtaraku.
Nga hetimet rezulton se i riu kishte ftuar tre shokët e tij në banesë dhe gjatë kohës që konsumonin alkool, po u tregonte një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se e mbante pa leje. Në rrethana ende nën hetim, arma është shkrepur duke plagosur rëndë 17-vjeçarin në kokë.
Pas ngjarjes, tre të rinjtë e tjerë e kanë nxjerrë të plagosurin në oborrin e banesës dhe kanë njoftuar ambulancën. Fillimisht ata kanë deklaruar se e kishin gjetur të miturin të plagosur jashtë banesës, por më pas kanë pranuar versionin e vërtetë të ngjarjes.
Policia ka vënë në pranga të tre personat e përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Si ndodhi plagosja e 17-vjeçarit?
Plagosja e 17-vjeçarit në zonën e Kthesës së Kamzës ndodhi gjatë një feste të organizuar në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj, ku ndodheshin edhe disa shokë të tij. Sipas policisë, të rinjtë po konsumonin alkool, ndërsa në një moment 19-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë që e mbante pa leje dhe ka nisur t’ua tregojë të pranishmëve.
Burime hetimore bëjnë me dije se Sylaj ka menduar se arma nuk kishte fishek në fole dhe gjatë kohës që po e demonstronte, arma është shkrepur aksidentalisht. Plumbi ka goditur në kokë 17-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.
Pas ngjarjes, të rinjtë kanë nxjerrë të miturin në oborrin e banesës dhe kanë telefonuar ambulancën. Fillimisht ata kanë tentuar të fshehin rrethanat e vërteta të plagosjes, duke deklaruar se e kishin gjetur 17-vjeçarin të plagosur jashtë, por më pas kanë pranuar para hetuesve se ngjarja kishte ndodhur brenda banesës gjatë manipulimit të armës.
Policia arrestoi 19-vjeçarin për “Plagosje të rëndë nga pakujdesia”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërsa dy persona të tjerë u vunë në pranga për deklarime të rreme dhe pengim të hetimeve. 17-vjeçari u transportua në spital në gjendje kritike, por sot ka ndërruar jetë.
Lini një Përgjigje