TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 12:44

“21 Janari”, kush dha urdhërin për të qëlluar? SPAK çon në SHBA për ekspertim audio-përgjigjim

Shkruar nga Pamfleti
“21 Janari”, kush dha urdhërin për të qëlluar?
Klodian Braho dhe prokurorë të SPAK

SPAK ka çuar në SHBA për ekspertizë audion, përmes së cilës pretendohet të zbulohet se kush e dha urdhërin për të qëlluar ndaj demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues si pasojë e të shtënave nga efektivët e Gardës së Republikës.

Sipas raportimeve mësohet se audio-regjistrimi i depozituar në SPAK pak javë më parë nga Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej të vrarëve në demonstratën e 15 viteve më parë.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane, raporton Report TV.

Ekspertiza pritet të verifikojë nëse materiali është ose jo autentik dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit.

Duket se kjo procedurë, e cila nuk dihet sa mund të zgjasë, po mban varur edhe veprimet e mëtejshme hetimore të SPAK lidhur me 21 Janarin, dosje që konsiderohet nga më të “nxehtat” në duart e prokurorëve të Prokurorisë Speciale.

Një vendim i Gjykatës së Lartë detyroi SPAK të rihapte dosjen e 21 janarit, bazuar në kërkesën e familjarëve të viktimave. Regjistrimi i procedimit penal në SPAK u bë në korrik 2024, por duket se prej asaj kohe ka pasur një zvarritje te hetimeve.

Lidhur me 21 Janarin, SPAK ka marrë në pyetje pothuajse të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit të 15 viteve më parë, por edhe të Gardës së Republikës, si dhe personazhe të politikës.

 

spak 21 janari audio pergjimi

Lini një Përgjigje