Një shqiptar ka arritur të arratiset nga burgu i Korydallos në Greqi. Alarmi për arratisjen e tij është dhënë në orën 09:00 të mëngjesit të së martës.
Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, i arratisuri është një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim shumëvjeçar me burgim për vepra që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.
I burgosuri u largua nga depoja qendrore e materialeve brenda institucionit penitenciar. Ai dyshohet se shfrytëzoi hapjen e derës së depos dhe pakujdesinë e personelit, i cili e kishte hapur atë për të nxjerrë mbeturinat.
Policia ka nisur kërkime për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit.
Lini një Përgjigje