TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2026, 21:58

Shkelma e grushte mes dy grave në Vlorë, shoqërohen nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Shkelma e grushte mes dy grave në Vlorë, shoqërohen nga policia
Foto ilustruese

Një konflikt mes dy grave ka alarmuar këtë të hënë Policinë e Vlorës. Ndryshe nga rastet e zakonshme të përplasjeve fizike të raportuara në qytet, këtë herë protagoniste të sherrit kanë qenë dy gra, të cilat janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, debati mes tyre ka degraduar në përplasje fizike, ku janë përdorur shkelma dhe grushte. Situata ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë qetësuar situatën dhe kanë shoqëruar të dyja gratë në Komisariatin e Policisë së Vlorës.

Burime paraprake bëjnë me dije se po kryhen veprimet procedurale dhe po merren deklarimet e palëve për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në konflikt.

sherr gra vlore

Lini një Përgjigje