TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2026, 08:50

Sherri për borxhin prej 100 mijë lekësh, arrestohet autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për borxhin prej 100 mijë lekësh, arrestohet autori i

Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.

Sipas informacioneve, i riu mbeti i plagosur në bark, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur. Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë. Lidhur me ngjarjen, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i kishte një shumë parash borxh prej 100 mijw lekwsh.

Sipas tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre ka degraduar në konflikt fizik dhe më pas në përdorimin e thikës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

plagosje me thike

Lini një Përgjigje