Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku njëri prej personave të përfshirë ka përdorur një mjet prerës, duke i shkaktuar të riut një plagë të lehtë në zonën e barkut. Gjithashtu, ai ka pësuar lëndime edhe nga goditjet me grushte gjatë përplasjes.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij. Efektivët po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të përfshirë në plagosje.
Sipas dyshimeve të para, konflikti ka nisur për shkak të një borxhi prej 100 mijë lekësh të vjetra. Mosmarrëveshja mes palëve dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës.
Aktualisht, grupi hetimor po vijon veprimet procedurale, ndërsa po merret edhe deklarimi i të riut të plagosur për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet janë në vijim.
Shqiptari nga qe eshte i mire behet edhe me i keqi i te keqinjve. Me duhen 100, t'i kthej per 3 muaj. Mire, ja ku i ke. Pas nje viti, po pres te mi kethesh. Jo po anej, apo knej. Mire per 1 muaj i dua gjall vdek. Pas 1 muaji, ku i ke. S'kom. Bam, bam, bam. Burg 25 vjet. Bota, shko merri ne banke. Gjithsekush ne pune te vet.