TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2026, 11:42

Nga Durrësi në Tiranë, si ra në gjurmët e policisë 37-vjeçari që shpërndante kokainë

Shkruar nga Pamfleti

Nga Durrësi në Tiranë, si ra në gjurmët e policisë

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 37-vjeçarit Ksainel Caka, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Zonat”.

Sipas burimeve hetimore, Caka kishte qenë nën vëzhgim nga strukturat e Policisë për rreth një muaj. Gjatë kësaj periudhe, hetuesit kanë siguruar prova që e implikojnë atë si një nga shpërndarësit kryesorë të kokainës në zonat e Don Boskos, Laprakës dhe '21 Dhjetorit' në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se lënda narkotike dyshohet se furnizohej nga zona e Shkozetit në Durrës dhe më pas transportohej drejt kryeqytetit, ku shpërndahej në pika të ndryshme.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë sekuestruan rreth 200 gramë kokainë. Sipas hetimeve paraprake, 37-vjeçari dyshohet se tregtonte lëndën narkotike në sasi që varionin nga 500 gramë deri në 5 kilogramë, në varësi të porosive dhe rrjetit të klientëve.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar telefonin celular të të arrestuarit, i cili do t’i nënshtrohet ekspertimit për të zbuluar komunikime dhe të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Lini një Përgjigje