TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2026, 21:33

Gënjyen për vdekjen e Elton Banit, karabinierët nën akuzë edhe për falsifikim!

Shkruar nga Pamfleti
Gënjyen për vdekjen e Elton Banit, karabinierët nën
Viktima Elton Bani

Sipas agjencisë ANSA, akuza e re lidhet me mospërputhje të dyshuara mes raporteve të shërbimit të hartuar nga efektivët dhe deklarimeve të dhëna nga dy fqinjë, të cilët konsiderohen dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Ka shkuar në katër numri i karabinierëve nën hetim për vdekjen e Elton Banit, 41-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 17 gusht në Manesseno, pranë Genovës, pas përdorimit të armës elektrike (taser) nga forcat e rendit.

Fillimisht, dy efektivët që përdorën taserin u regjistruan si të dyshuar për vrasje të paqëllimshme. Sipas mediave italiane, ndaj tyre tashmë është shtuar edhe akuza për falsifikim, e cila përfshin edhe dy karabinierë të tjerë të pranishëm gjatë ngjarjes.

Hetimi po koordinohet nga prokurorja Paola Calleri. Sipas agjencisë ANSA, akuza e re lidhet me mospërputhje të dyshuara mes raporteve të shërbimit të hartuar nga efektivët dhe deklarimeve të dhëna nga dy fqinjë, të cilët konsiderohen dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Në raportet e tyre, karabinierët kanë deklaruar se përdorimi i armës elektrike ishte i nevojshëm pasi Bani kishte shfaqur sjellje agresive, duke i goditur me grushte dhe shqelma dhe duke qenë jashtë kontrollit.

Megjithatë, sipas dëshmive të fqinjëve, 41-vjeçari nuk ishte i armatosur. Ata pretendojnë se në një moment ai refuzoi të ngjitej shkallëve së bashku me karabinierët për të marrë dokumentet e identifikimit. Sipas të njëjtit version, Bani u kap pas kangjellave, u rrëzua në tokë dhe më pas u godit për herë të dytë me taser ndërsa ndodhej me fytyrë përtokë në korridor.

Sipas dëshmitarëve, ndërhyrja ndodhi ndërsa ai kishte njërën dorë nën bark dhe efektivët po përpiqeshin ta prangosnin.

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë se goditja e fundit me taser dyshohet të ketë shkaktuar arrest kardiak. Po sipas ekspertëve, në organizmin e 41-vjeçarit u konstatua prania e kokainës, faktor që konsiderohet si shkak kontribues në vdekje së bashku me përdorimin e armës elektrike.

Në seancën paraprake dëgjimore, prokuroria, mbrojtja e të dyshuarve dhe përfaqësuesi ligjor i familjes së viktimës do të kenë mundësinë të marrin në pyetje dy dëshmitarët okularë. Deri më tani, data e seancës nuk është caktuar.

elton bani vrasja shqiptari

Lini një Përgjigje