Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor në fshatin Tren, në Bashkinë e Devollit. Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin tragjik.
Lini një Përgjigje