Është publikuar fotoja e 51-vjeçarit Ferdinand Balla, i cili u kap me kokainë në zonën e Freskut.
Burime për "Pamfleti", bëjnë me dije se Balla do të fitonte 15 mijë euro nga shitja e drogës. 51-vjeçari e kishte fshehur kokainën në çantën që mbante gjëra personale të vajzës së tij 8 muajshe. Në momentin e kapjes, ndodhej edhe fëmija në karrocë.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në kryeqytet.
Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet policore lokalizuan dhe ndaluan 51-vjeçarin në një lokal në zonën e Freskut.
Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 811 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i arrestuar do të furnizonte persona të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të Tiranës.
Lini një Përgjigje