Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lushnje-Fier, pranë daljes së rrethrrotullimit të Kolonjës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një pemë anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, është lënduar një grua rreth 65 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si edhe për menaxhimin e trafikut, i cili paraqitet i rënduar në këtë segment.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesja, çka ka sjellë daljen nga rruga me shpejtësi të lartë.
Lini një Përgjigje