Policia e Tiranës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Ferdinand Balla, pasi u kap me kokainë.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në kryeqytet.
Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet policore lokalizuan dhe ndaluan 51-vjeçarin në një lokal në zonën e Freskut.
Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 811 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i arrestuar do të furnizonte persona të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të Tiranës.
O Shqiptare mos u merrni me pisllek se pisllekun e keni ne familje e vellazeri. Germoni 2 metra toke qe keni e hani produktin e duarve tuaja e do kini nje jete te kendshme. Mos lakmoni shume se jemi shume te vegjel si nga mendja e si komb e hapesire, s'ka shume per te fituar shpejt.