TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2026, 16:16

Aksident i rëndë në aksin Qafë e Buallit-Klos, humb jetën një person; plagosen 4 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Qafë e Buallit-Klos, humb
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i Bardhë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar pasoja të rënda. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, pasagjer në një prej mjeteve.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se 4 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të plagosurit janë trasportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

"Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njoftoi policia.

aksident viktime te plagosur

Lini një Përgjigje