Skeda kriminale e Sokol Hoxhës në SHBA tregon se, ndërsa fshihej prej vitesh me identitet të rremë për t'iu shmangur drejtësisë ndërkombëtare, ai u arrestua dhe u gjobit disa herë për shkelje të ndryshme ligjore, përfshirë dhunën në familje, rrëmbimin e personit dhe shkeljet e qarkullimit rrugor.
Teksa i fshihej drejtësisë shqiptare për dy vrasje dhe saj belge për vrasjen e një 19-vjeçareje për afro tre dekada, Sokol Hoxha u përfshi në një sërë shkeljesh ligjore gjatë periudhës që jetoi në SHBA.
Si mundi Sokol Hoxha t’i fshihej drejtësisë për 30 vite?
Sokol Hoxha në shtetin e Ohios përdorte emrin Hysen Gashi me datëlindje të ndryshuar kur kishte aplikuar në Angli, fituar azilin, e më pas me këtë emër, ishte pajisur me pasaportë britanike me të cilën hyri në vitin 2012 në Amerikë.
Sipas skedës kriminale të Hysen Gashit, emër i përdorur nga Sokol Hoxha, janë të shënuara 5 akuza në harkun kohor 2016-2023.
Sokol Hoxha në 14 janar 2015 arrestohet për tejkalim shpejtësie dhe ka marrë thjesht paralajmërim nga gjykata.
Në 14 Shkurt 2016 Sokol Hoxha me emrin e rremë Hysen Gashi është arrestuar nga policia në Centerville për dy krime që lidhen me dhunë në familje dhe rrëmbim personi. Në gjykatë ka pranuar akuzat dhe dënimi i është konvertuar me një gjobë 25.000 dollarë.
Në të njëjtin vit në Ohio ndalohet nga policia e Kettering për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe dënohet nga gjykata me një gjobë prej 7500 dollarë.
Skeda e tij kriminale tregon se tre vite më vonë në 24 Prill 2019, Sokol Hoxha është arrestuar nga policia e Kettering për tejkalim shpejtësie dhe është dënuar me 1.000 dollarë gjobë.
Paçka se edhe në shkuarën Sokol hoxha ishte dënuar me gjoba të rënda deri në 7500 dollarë për tejkalim shpejtësie, përsëri arrestohet për të njëjtin krim në 16 Nëntor 2023 nga Policia e Kettering dhe gjykata e dënoi me një gjobë prej 6.000 dollarë.
Sokol Hoxha do të arrestohej nga US Marshals në 5 Maj 2026 si një person i shumë kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika.
Identifikimi i tij u realizua nga një bashkëpunim i gjatë në këtë rast prej Interpol Tiranës, me partnerët amerikan, belg, anglez dhe ata të Kosovës./TCH
Lini një Përgjigje