TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2026, 19:29

Aksident në Bulqizë, makina mbetet e varur në pemë; plagosen dy persona!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Bulqizë, makina mbetet e varur në pemë; plagosen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme  në aksin Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e njohur si Boçevë, në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me një automjet tjetër, duke lënë të plagosur dy persona. Si pasojë e forcës së përplasjes, njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka mbetur e varur në një pemë pranë aksit rrugor.

Aksidenti është konstatuar fillimisht nga drejtues të tjerë mjetesh që po kalonin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policinë.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas janë transportuar drejt spitaleve. Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej tyre është nisur për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa personi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është bërë ende e ditur.

aksident i rëndë

Lini një Përgjigje