TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2026, 09:59

Të shtënat me armë zjarri në zonën e Ali Demit, zbulohet kush është 30-vjeçari i arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë zjarri në zonën e Ali Demit,
Të shtënat me armë zjarri në zonën e Ali Demit

Mbëmjen e djeshme në zonën e Ali Demit në Tiranë u dëgjuan disa të shtëna në ajër me armë zjarri.

Autori i këtyre të shtënave është arrestuar shtetasi Amarild Xhamaqi, i cili në vijim pritet të pyetet hollësisht nga hetuesit.

Fatmirësisht, ngjarja ka qenë vetëm një incident i izoluar dhe nuk ka pasur asnjë të dëmtuar.
Një nga hipotezat e hedhura nga familjarët në rrugë jo zyrtare është se të shtënat në ajër kanë ndodhur në momente tensioni për shkak të humbjes së një skedine.

Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. 

Menjëherë pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij. 

Megjithatë, në deklarimin paraprak në polici autori nuk e konfirmuar këtë version dhe ka preferuar të mos japë të dhëna.

të shtëna me armë zjarri në tiranë

Lini një Përgjigje