TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 08:31

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të kësaj të marte në Lushnjë.

Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 43-vjeçari Ernis Xhumari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

aksident me vdekje ne lushnje

Lini një Përgjigje