TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 19:30

Mehdi Malkaj nga protesta: Nëse Rama e ka ndarë mendjen të rrijë akoma, mjerë ai!

Shkruar nga Pamfleti
Mehdi Malkaj nga protesta: Nëse Rama e ka ndarë mendjen të
Mehdi Malkaj,

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, mbajti një fjalim me tone të forta ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë fjalës së tij, Malkaj iu referua debatit të dikurshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke kujtuar një bisedë që, sipas tij, kishte pasur lidhur me vendosmërinë e kryeministrit Edi Rama për ta realizuar atë projekt.

“Më tha njëherë që ai për kryeministrin e ka ndarë mendjen që do e prishi teatrin. Unë i thashë pse nuk e ndan mendjen që të mos e prishi. Nëse e ndan mendjen që do rrijë akoma, mjerë ai”, u shpreh aktori.

Malkaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos pranojnë, sipas tij, padrejtësitë e pushtetarëve ndër vite.

"Unë mundohem me mish e me shpirt tu fal dashurit. O njerëz kudo ku jini hajdeni këtu se ka dashur pa hesap. Më tha njëherë që ai për kryeministrin, e ka ndarë mendjen që do e prishi teatri. Unë i thashë pse ti nuk e ndan mendoje  që të mos e prishi. Nëse e ndan mendje që do rri akoma, mjerë ai. Do bëhet gjithmonë siç thoni juve, nuk diskutohet. Ç’kam konstatuar unë gjithë këto vite.

Populli shqiptar është i shtrirë barkas, dhe mbi shpinën e tij kanë fshirë qelbësirllëqet e tyre të gjithë ata që kanë qenë pushtetar. Duhet të qëndrojmë në këmbë. Në këmbë. Dhe të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët mbi kurrizin e atyre qelbësirave. Të dashur miq, e keni vënë re është parcela parcela. Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai. Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Është prona jonë. Ne duhet të kujdesemi për atë. Mos të shikojmë rrugeçërit qelbësirat. Kështu janë. Kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Do bëjmë ne, si duam ne."-u shpreh Malkaj. 

 

mehdi malkaj protesta

Lini një Përgjigje