TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 20:08

Vlonjatët i dalin kundër Ramës, në protestë ndaj 'antimitingut' të tij

Shkruar nga Pamfleti
Vlonjatët i dalin kundër Ramës, në protestë ndaj
Pamje nga protesta në Vlorë

Qindra vlonjatë po protestojnë vetëm pak qindra metra larg aktivitetit të Edi Ramës për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata e cilësuan tubimin e kryeministrit një përpjekje për të zbehur revoltën qytetare që po përhapet në mbarë vendin.

Teksa kryeministri Edi Rama po mban ‘antimitingun’ me socialistët në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, qindra qytetarë janë mblodhur në Vlorë për të protestuar kundër politikave të qeverisë.

Tubimi u organizua në sheshin “Adem Jashari”, rreth 500 metra larg aktivitetit të socialistëve në Sheshin e Flamurit, duke e kthyer qytetin në një skenë përballjeje mes protestuesve dhe aktivitetit politik të mazhorancës.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët marshuan drejt zonës së Skelës dhe bulevardit “Ismail Qemali”, duke kërkuar ndalimin e projektit në Zvërnec dhe më shumë përgjegjësi politike.

Protestuesit theksuan se kauza e tyre tashmë ka tejkaluar kufijtë e një projekti të vetëm.

Ky antimiting thuhet se është mbështetur nga PD, edhe pse pak orë më parë Sali Berisha, deklaroi se protesta në Vlorë nuk është e organizuar dhe e drejtuar nga PD-ja, por nga qytetarët dhe ne si parti do ta mbështesim.

Mirëpo si duket Rama dhe Berisha të tmerruar nga protesta në Tiranë, kanë vendosur ta sfumojnë e zbehin atë, nëpërmjet aktrimit të tyre me mitingje e anti-mitingje të dakorduara në Vlorë.

Protesta në Vlorë vjen në vazhdën e tubimeve të zhvilluara në Tiranë, Korçë dhe qytete të tjera, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit edhe gjatë ditëve në vijim.

Edhe Berisha si Rama; anti- miting sot në Vlorë, në orën 18:00

 

protesta në vlorë antimitingu i rames

Lini një Përgjigje