TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 21:21

Foto/ Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato shfaqet në protestën para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato shfaqet në protestën para
Gonzato kalon pranë protestuesve në bulevard

Gonzato u pa duke ecur mes qytetarëve në bulevard, gjatë protestës së gjashtë radhazi kundër qeverisë.

Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës që po vijon mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku mes mijëra qytetarëve është vërejtur edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Prania e diplomatit europian në bulevard nuk kaloi pa u vënë re nga protestuesit dhe, teksa ai u pa duke ecur mes pjesëmarrësve në tubim.

Shfaqja e Gonzatos mes protestuesve u konsiderua si një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes, duke ngjallur interes dhe komente mes të pranishmëve.

Foto/ Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato shfaqet në protestën para

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Delegacioni i Bashkimit Europian lidhur me praninë e ambasadorit në protestë.

Protesta, e cila është e gjashta radhazi që prej nisjes së saj ditën e diel, ka mbledhur qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe zhvillimeve të fundit politike.

Ndërkohë, tubimi vijoi me fjalime, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

 

silvio gonzato proteste

Lini një Përgjigje