Sipas burimeve pranë Policisë së Lushnjës, pak para ngjarjes, 43-vjeçari ka kaluar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor fyes.
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në Lushnjë, ku ka humbur jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Karbunara e Lushnjës.
Sipas burimeve pranë Policisë së Lushnjës, pak para ngjarjes, 43-vjeçari ka kaluar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor fyes. Pas sinjalizimit të sallës operative, forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të verifikuar situatën.
Burimet bëjnë me dije se, sapo ka konstatuar praninë e patrullës, Xhumari është larguar me shpejtësi në drejtim të Karbunarës. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, ku është përplasur dhe më pas mjeti është përmbysur e është përfshirë nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së dhënë, 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Po sipas të njëjtave burime, rreth dy muaj më parë atij i ishte hequr leja e drejtimit, pasi ishte konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe ishte proceduar nga autoritetet.
Ernis Xhumari ishte vëllai i zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit, Elda Xhumari.
"Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.
Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.
Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
Fatkeqesi e ngushellime, por kjo vjen nga arroganca e pushtetit ! E kane zakon shqiptaret qe kur kane postm vjedhin por me emra vellai, motre, vjere, shoku Shifi gjithe ministrat . Vllai i Ferit Hoxhes qe Ferit e barazon me malsoret e katundit nga vjen e biles me gjithe Malsin e veriut, ka be pare me AKSHIm ka pjes ke DURANA, po gjith kjo nga njofjet e lepirjet e FERIT