TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 09:04

Aksident në 'By-Passin' e Vlorës, plagoset rëndë një person 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në 'By-Passin' e Vlorës, plagoset rëndë
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në By-Passin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Golf” është përplasur me një furgon. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë ose një manovër e gabuar parakalimi nga njëri prej mjeteve të përfshira.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Golf”, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. 

aksident i rende ne vlore

Lini një Përgjigje