TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Qershor 2026, 14:34

Kuvajti dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Agresion i papranueshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvajti dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Agresion i

Kuvajti ka reaguar ashpër ndaj sulmit të ndërmarrë nga Irani ndaj një baze ajrore amerikane në territorin e tij, duke e cilësuar atë një shkelje të rëndë të sovranitetit kombëtar dhe të ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Kuvajtit dënoi sulmin “me termat më të ashpra”, duke theksuar se veprime të tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.

“Këto agresione nuk mund të justifikohen ose pranohen me asnjë pretekst”, thuhet në reagimin e autoriteteve kuvajtiane.

Sulmi u krye në orët e para të mëngjesit, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se veprimi ishte një kundërpërgjigje ndaj operacioneve ushtarake amerikane, të cilat sipas saj kishin goditur objektiva iraniane, përfshirë radarë dhe dronë të lidhur me aktivitetet në Ngushticën e Hormuzit.

Pas incidentit, Kuvajti bëri të ditur se rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe integritetit territorial, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen.

Lini një Përgjigje