Moska pretendon se rrëzoi mbi 140 dronë, ndërsa Kievi deklaron se shënjestroi objekte ushtarake dhe infrastruktura të flotës ruse...
Ukraina kreu një nga sulmet më të mëdha me dronë që nga nisja e luftës, duke goditur rajonin më të gjerë të Shën Petersburgut. Autoritetet ruse e cilësuan operacionin si “të paprecedentë”.
Sipas Moskës, mbrojtja ajrore rrëzoi më shumë se 140 dronë ukrainas mbi rajonin e Leningradit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulmet synuan objekte ushtarake dhe infrastrukturë të marinës ruse.
Sulmi ndodhi në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, aktiviteti më i rëndësishëm ekonomik i Rusisë, ku morën pjesë mijëra përfaqësues nga mbi 130 vende.
Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandër Drozhdenko, tha se pas sulmit shpërtheu zjarr në një objekt ushtarak, pa dhënë vendndodhjen e saktë. Autoritetet evakuuan disa banorë si masë paraprake, ndërsa raportuan dëme të kufizuara në ndërtesa.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës, guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa autoritetet vendosën gjendje të lartë gatishmërie.
It is time to end this war. But Russia’s ruler wants to keep fighting. That is why Ukrainian sanctions against this aggression are working. Last night, our drones covered a distance of about 1,000 kilometers to the St. Petersburg region – to the enemy navy’s arsenals and a base… pic.twitter.com/IkdN8UE3QD
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 6, 2026
Zelensky tha se dronët ukrainas përshkuan rreth 1.000 kilometra për të goditur “arsenale të marinës armike dhe një bazë në Kronstadt”, që shërben si bazë kryesore e Flotës Baltike të Rusisë.
Presidenti ukrainas e cilësoi operacionin si “përgjigje të drejtë” ndaj sulmeve ruse kundër Ukrainës. Ai shtoi se u godit edhe një depo nafte në rajonin e Krasnodarit, rreth 500 kilometra larg.
Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se gjatë natës goditën një depo dhe një terminal nafte në rajonin e Leningradit.
Përshkallëzimi vjen një ditë pas përplasjes mes Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin për mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta. Zelensky kërkoi armëpushim dhe takim të nivelit të lartë me Putinin, duke thënë se “ka ardhur koha që lufta të përfundojë”.
Putin, gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, e hodhi poshtë kërkesën. Ai përsëriti se çdo armëpushim do t’i jepte Ukrainës kohë për t’u riorganizuar ushtarakisht dhe tha se lufta do të përfundojë vetëm kur Rusia të arrijë objektivat e saj.
Sipas analistëve, Ukraina ka shtuar muajt e fundit sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake ruse, duke shfrytëzuar zhvillimin e shpejtë të industrisë vendase të dronëve. Që nga nisja e pushtimit rus në vitin 2022, Kievi ka investuar ndjeshëm në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe tani arrin të godasë objektiva thellë brenda territorit rus.
Go go go russia down!