TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 10:35

I papunë dhe banues në hotel, 43-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali

Shkruar nga Pamfleti
I papunë dhe banues në hotel, 43-vjeçari shqiptar kapet me
Foto Ilustrim

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rimini të Italisë në kuadër të një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve, ai rezultonte i papunë dhe jetonte në një hotel, ndërsa dyshohej për përfshirje në shpërndarjen e kokainës. 

Sipas hetimeve, efektivët e kishin vënë nën vëzhgim pasi lëvizjet e tij të përsëritura me automjet në zonën e “Via Flaminia” ngritën dyshime. Gjatë monitorimit, ata konstatuan se shqiptari u takua me drejtuesin e një automjeti tjetër dhe i dorëzoi një pako të vogël.

Menjëherë pas shkëmbimit, karabinierët kontrolluan blerësin, një 65-vjeçar nga provinca Forlì-Cesena. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një dozë kokaine që dyshohet se ishte blerë pak çaste më parë.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, kontrolli në makinën e 42-vjeçarit çoi në zbulimin e 21 dozave kokaine të fshehura në tapicerinë e sediljeve të përparme. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte përgatitur për shitje me pakicë.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u sekuestruan 1.870 euro cash. Hetuesit dyshojnë se shuma mund të lidhet me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Me urdhër të Prokurorisë së Riminit, shqiptari u dërgua në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore. Sipas autoriteteve, ai ka pranuar përgjegjësinë për veprën e kryer. 

arrestohet me droge shqiptari ne itali

Lini një Përgjigje