TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-07-09 12:37:00

U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë trupi i 70-vjeçarit nga Devolli; dy pistat kryesore të hetimit

Shkruar nga Pamfleti

U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë trupi i 70-vjeçarit nga

70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor është i gjetur i pajetë ditën e sotme. Konkretisht trupi i të moshuarit është gjetur këtë të enjte në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Më pas trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë policia po heton dy pista kryesore, njëra ka të bëjë me mundësinë e vetëvrasjes dhe tjetra me rrëzimin aksidental në lumë, që mund të ketë çuar në mbytje fatale.

Familjarët e Spahos kishin bërë thirrje publike për ndihmë pas zhdukjes së tij, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje