
"Al Jazeera" ka akuzuar ushtrinë izraelit se synon sulmet ndaj gazetarëve palestinezë në Gaza. Kujtojmë se dy gazetarë që punonin për kanalin satelitor të Katarit u vranë gjatë një sulmi izraelit.
Hamza Wael Dahdouh, djali i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza, Wael al-Dahdouh dhe Mustafa Thuraya, një kameraman i pavarur që punon me AFP, u vranë sot teksa hipnin në një makinë në Rafah, në pjesën jugore të territorit palestinez.
“Al Jazeera dënon fuqishëm shënjestrimin nga forcat izraelite të një makine të gazetarëve palestinezë,” tha kanali në një deklaratë, duke akuzuar Izraelin për “shkelje të lirisë së shtypit”.
Lini një Përgjigje