TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 18:01

Tel Avivi bën një hap pas, presidenti izraelit përgënjeshtron planin për zhvendosjen e popullsisë së Gazës

Shkruar nga Pamfleti

Tel Avivi bën një hap pas, presidenti izraelit

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog, ka deklaruar se zhvendosja e palestinezëve jashtë Gazës nuk është në planet e Izraelit.

Duke folur për Kristen Walker të NBC, Herzog u pyet nëse komentet e fundit të bëra nga disa anëtarë të kabinetit izraelit , të cilët dukej se sugjeronin një zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë izraelite.

Ky nuk është absolutisht qëndrimi i qeverisë izraelite apo parlamentit izraelit apo publikut izraelit. Në një shoqëri ku liria e fjalës është baza e ADN-së sonë kombëtare, njerëzit mund të thonë çfarë të duan”, tha ai.

Presidenti izraelit u justifikua më tej duke thënë se kolegët e tij po flisnin për largimin e qëllimshëm të Rripit të Gazës, por jo se ky është qëndrimi i Izraelit.

Ai tha se vendi i tij ishte plotësisht mirënjohës ndaj Presidentit të SHBA Joe Biden për qëndrimin e tij të palëkundur në mbështetjen e Izraelit. 

izraeli gaza

Lini një Përgjigje