TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 14:50

Lufta në Gaza, vritet një tjetër gazetar nga bombardimet izraelite

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, vritet një tjetër gazetar nga bombardimet

Qeveria e Hamasit ka lajmëruar se tre gazetarë janë vrarë në Gaza. Midis tyre, është Hamza Wael Dahdouh një nga djemtë e kreut të Al Jazeera në Rrip, Wael al Dahdouh, i cili tashmë ka humbur shumë nga familja e tij në bombardimet izralite.

Hamza Wael Dahdouh dhe Moustafa Thuraya humbën jetën teksa udhëtonin me makinë për të mbuluar një lajm në Rafah, ndërsa një fotoreporter, Ali Salem Abu Ajwa, vdiq në një sulm ajror në qytetin e Gazës.

Qeveria e Hamasit në Gaza ka lëshuar një deklaratë në të cilën u kërkon sindikatave të shtypit dhe medias, organet ligjore dhe organizatat e të drejtave të njeriut të dënojnë këtë krim dhe të denoncojnë përsëritjen e tij nga okupatori.

Sipas Hamasit, Izraeli vrau qëllimisht gazetarë për të "terrorizuar" kolegët për të ndaluar raportimin nga Gaza.

gaza palestinë izrael

Lini një Përgjigje