TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 16:23

Mbreti jordanez paralajmëron Blinken për pasojat katastrofike të luftës në Gaza dhe i kërkon armëpushim!

Shkruar nga Pamfleti

Mbreti jordanez paralajmëron Blinken për pasojat katastrofike të

Mbreti Abdullah II i Jordanisë paralajmëroi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për pasojat katastrofike të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Gjatë takimit me të ai bëri thirrje për t’i dhënë fund krizës së tmerrshme humanitare në enklavë, që vazhdon prej muajsh.  

Mbreti Abdullah II përsëriti rëndësinë e rolit të SHBA në ushtrimin e presionit për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe sigurimin e shpërndarjes adekuate dhe të qëndrueshme të ndihmave, humanitare dhe mjekësore në Gaza”, thuhej në deklaratë e pallatit mbretëror.

Ai tha se stabiliteti rajonal mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje të drejtë të çështjes palestineze dhe një paqeje gjithëpërfshirëse të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Monarku përsëriti refuzimin e tij të qartë të zhvendosjes së detyruar të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, që përbën një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar", thuhej në njoftimin e pallatit mbretërorë.

Mbreti theksoi gjithashtu se dhuna e kryer nga kolonët ekstremistë në Bregun Perëndimor duhet të ndalet përpara se të çojë në një shpërthim në rajon.

Deklarata tha gjithashtu se Blinken theksoi kundërshtimin e SHBA për zhvendosjen e palestinezëve nga Bregu Perëndimor dhe Gaza dhe nevojën për t'u siguruar civilëve mbrojtje nga dhuna.

Deklarata e Miller tha se sekretari gjithashtu ndau në takim se SHBA-të janë të përkushtuara për të gjetur paqen dhe sigurinë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët, veçanërisht përmes krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

Nga Jordania, Blinken niset për në Katar ku do të takohet të dielën me Emirin e Katarit Tamim Bin Hamad Al Thani dhe kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani./CNN

gaza hamas

Lini një Përgjigje