TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 19:59

Lufta në Gaza nuk njeh kufij, izraelitët qëllojnë për vdekje një vajzë 4-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza nuk njeh kufij, izraelitët qëllojnë për

Lufta në Gaza duket se nuk njeh më kufi. Një vajzë palestineze 4-vjeçare është vrarë nga ushtarët izraelitë, gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor.

Kështu ka thënë agjencia palestineze e lajmeve “Maan”, sipas së cilës, vajza është qëlluar nga agjentët e Gardës Kufitare. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj një makine, e cila kishte përplasur dy ushtarë, por kanë vrarë edhe vajzën.

Një makinë në të cilën udhëtonin një burrë dhe një grua mbërriti në Ras Bidu, afër Jerusalemit, dhe kreu një sulm, duke goditur agjentët e Gardës Kufitare. Ushtarët qëlluan mbi automjetin dhe neutralizuan terroristët. Por plumbat kanë kapur dhe një vajzë palestineze që ishte në një automjet tjetër në vendkalim”, njoftoi policia izraelite.

Lini një Përgjigje