TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 20:04

Konflikti në Gaza, këshilltari i Netahyahut: Shkatërrimi i Hamasit mund të shënojë fundin e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Gaza, këshilltari i Netahyahut: Shkatërrimi i

Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit Netanyahu tha se fundi i operacioneve të mëdha luftarake nga Izraeli në Gazën veriore mund të shënojë gjithashtu fundin e luftës.

Mark Regev u shpreh se forcat izraelite po përgatiten për shkatërrimin e ‘makinës ushtarake të Hamasit’ në veri.

"Sigurisht, mund të ketë ende skuadra të vogla të luftëtarëve të Hamasit atje, të cilat ne duhet t'i pastrojmë akoma. Por mund të themi se kemi pasur sukses të rëndësishëm në Rripin verior të Gazës", tha ai.

Regev u shpreh se çdo rindërtim dhe kthim i palestinezëve në zonë "do të shënojë fundin e operacioneve luftarake".

Ai tha gjithashtu se shpreson që shumë shpejt palestinezët të kthehen në shtëpitë e tyre.

I pyetur nëse mendon se lufta do të zgjasë tre muaj ose më shumë, Regev tregoi se shkatërrimi i Hamasit "do të marrë kohë", por sipas tij, kjo nuk do të thotë se do të jetë domosdoshmërisht e njëjta gjë.

"Ne do të hedhim në erë rrjetin nëntokësor të terrorizmit [të Hamasit], tunelet, vendet e nisjes nëntokësore, selinë... dhe ndërsa operacioni ecën përpara, ka një ndryshim në taktikat. Ne nuk donim të shihnim vdekje civile dhe jemi përpjekur të bëjmë përpjekje maksimale për të shmangur numrin e lartë të vdekjeve", tha ai për ‘Sky News’.

Lini një Përgjigje