
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se pak akuzave për parregullsi në rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ekziston mundësia që të përsëriten. Ai shton se pritet që në ditët në vijim të merret një vendim për përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë e Beogradit.
Nga ana tjetër koalicioni opozitar ‘Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit për të tre nivelet (parlamentar, provincial dhe komunal) pasi akuzon Vuçiçin dhe Partinë Progresive (SNS) në pushtet për mashtrim zgjedhor.
Kujtojmë se që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, opozita ka kundërshtuar përmes protestave dhe grevave fitoren e partisë së Vuçiç.
Po ashtu ndërkombëtarët kanë theksuar se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor në Serbi.
Lini një Përgjigje