
Drejtori i CIA-s, Bill Burns pritet të takohet me zyrtarë nga Izraeli, Egjipti dhe Katari për të diskutuar një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, të cilët mbahen ende nga Hamasi.
Bill Burns do të bisedojë me drejtorin e Mossad-it të Izraelit, David Barnea, drejtorin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel dhe kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani në ditët në vijim, deklaroi një burim i njohur me çështjen.
Takimet pritet të zhvillohen në Evropë, tha zyrtari, ndërkohë që CIA nuk pranoi të komentojë lidhur me takimin. Ndërsa Shtëpia e Bardhë, e cila gjithashtu refuzoi të konfirmonte takimet e Burns, tha të enjten se bisedimet e vazhdueshme për pengjet ishin "të matura dhe serioze".
Megjithatë, një tjetër zyrtar i lartë amerikan, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, ka qenë në rajon këtë javë për të vazhduar diskutimet mbi lirimin e pengjeve. McGurk ka vizituar Kajron dhe Dohën për bisedimet.
Egjipti dhe Katari kanë vepruar si lojtarë kyç në ndërmjetësimin me Hamasin, duke përfshirë sigurimin e një pauze të përkohshme dhe lirimin e pengjeve në nëntor./CNN
Lini një Përgjigje