TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Janar 2024, 18:47

Sulmohet një bazë e OKB-së në Gaza: Situata jashtë kontrollit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmohet një bazë e OKB-së në Gaza: Situata jashtë

Një bazë e OKB-së ku ishin strehuar rreth 10 mijë të zhvendosur është sulmuar.

Lajmi u konfirmuar nga koordinatori i OKB-së për Lindjen e Mesme, Jamie McGoldrick, i cili tha se pritet të raportohet një numër i lartë viktimash.

McGoldrick deklaroi se tronditja ka nisur të zbehet dhe se njerëzit po e pranojnë realitetin, një dorëzim ky me të cilin ata dhe ndërkombëtarët duhet të mësohen për një periudhë të gjatë kohore.

“Pati një sulm në bazën e OKB-së në Khan Junis, ku janë strehuar rreth 10 mijë persona të zhvendosur. Sulmi ndodhi së fundmi dhe viktima të shumta u regjistruan. Disa ndërtesa përreth morën flakë dhe njerëz të tjerë humbën jetën. Shumë u përpoqën të largoheshin, por nuk ia arritën”, tha Jamie McGoldrick.

“Të gjithë ne e dënojmë sulmin ndaj qendrës së OKB-së në Khan Junis. E kam thënë edhe më parë e po ashtu edhe vetë sekretari i Shtetit, civilët duhet të mbrohen dhe qendrat e Kombeve të Bashkuara të respektohen”, theksoi Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë, qytetarë që demonstronin për lirimin e pengjeve nga Gaza bllokuan trafikun në autostradën Ajalon, në Tel Aviv.

gaza okb

Lini një Përgjigje