TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Janar 2024, 16:07

“Situatë katastrofike”, Kryqi i Kuq ngre alarmin për gjendjen e spitaleve në Gaza: Mjekët operojnë pa anestezi, duhet ndërhyrje urgjente!

Shkruar nga Pamfleti

“Situatë katastrofike”, Kryqi i Kuq ngre alarmin për

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), ka kërkuar veprime konkrete nga ndërkombëtarët dhe Izraeli, për të bërë të mundur ruajtjen e shërbimeve mjekësore që shpëtojnë jetë në Gazën e shkatërruar nga lufta.

KNKK thotë se vetëm dy spitale referimi po ofrojnë shërbime të avancuara mjekësore në Gaza, për rreth dy milion banorë, gjë që është tej çdo kapaciteti të mundshëm.

“Për rreth 2 milionë njerëz, Kompleksi Mjekësor Nasser dhe Spitali Evropian i Gazës (EGH) – të dyja të vendosura në jug të Rripit të Gazës – janë dy spitalet e vetme referuese që ofrojnë shërbime të avancuara kirurgjikale dhe urgjente mjekësore me kapacitete të mëdha shtrati, të cilat nuk është e mjaftueshme për të plagosurit dhe të sëmurët aktualë në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Kreu i zyrës së KNKK-së në Gaza, William Schomberg tha se ndikimi kumulativ në sistemin shëndetësor është shkatërrues.

Në një deklaratë dërguar CNN, Dr. Ashraf Al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza e përshkroi situatën në Spitalin Nasser si jashtëzakonisht katastrofike.

"Spitali po funksionon me 10% të kapacitetit të tij. Sallave të operacionit kanë mbetur pa anestezi dhe ilaçe kundër dhimbjeve për pacientët dhe të plagosurit", shtoi Al-Qidra./CNN

kryqi kuq gaza

Lini një Përgjigje