
Në përgatitje për të marrë postin e kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Të nderuar qytetarë, sapo e parashtrova dorëheqjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit”, ka njoftuar Xhaferi nëpërmjet rrjeteve sociale.
Këtë të dielë Xhaferi pritet të betohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, pas marrëveshjes politike në vend.
“Me ndjenjë krenarie dhe të përmbushjes, sepse në të dyja mandatet isha Kryetari i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve; punoja me përgjegjësi, me profesionalizëm, në mënyrë të pavarur dhe me llogaridhënie. Ashtu edhe do të vazhdoj në sfidën e radhës”, ka shkruar Xhaferi në njoftimin e tij.
Kjo do të jetë hera e parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut që kryeministër do të jetë një shqiptar.
Lini një Përgjigje