TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2025, 17:50

Një takim Trump-Putin në Stamboll? Erdogan: Po punojmë për të arritur një gjë të tillë!

Shkruar nga Pamfleti

Një takim Trump-Putin në Stamboll? Erdogan: Po punojmë për
Turqia po përpiqet të ndërmjetësojë në takim Trump-Putin në Stamboll për paqen Rusi-Ukrainë. Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se po punon për të organizuar një takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin në Stamboll, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.  

“Gjatë kësaj jave, përmes bisedimeve me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i bashkojmë këta udhëheqës në Stamboll”, u shpreh Erdogan pas faljes së namazit të xhumasë.

Kjo deklaratë vjen pas raundit të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë të zhvilluara në Stamboll, ku palët shkëmbyen propozime për procesin e paqes. Erdogan foli gjithashtu gjatë Panairit të 17-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) 2025, ku theksoi edhe progresin e Turqisë në sektorin e mbrojtjes. Ai shtoi se Turqia ka filluar të marrë porosi të konsiderueshme për produkte të industrisë së mbrojtjes dhe ka shënuar rritje të ndjeshme në kapacitetet e saj.

“Industria jonë e mbrojtjes ka kaluar nga një potencial prej 20 miliardë dollarësh në 80 miliardë dollarë, dhe presim të forcohemi më tej”, shtoi ai, duke nënvizuar rritjen e porosive për produktet turke të mbrojtjes. 
 
 

Lini një Përgjigje