TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2025, 17:45

Trump niset drejt Skocisë dhe godet Macron-in: Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi

Shkruar nga Pamfleti

Trump niset drejt Skocisë dhe godet Macron-in: Ajo që thotë ai

Donald Trump ka hedhur poshtë planin e Emmanuel Macron për të njohur Palestinën si shtet.

Presidenti francez njoftoi ndryshimin e madh të politikës në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, mbrëmë dhe pritet të bëjë një njoftim zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Macron tha se shpreson që plani do të sjellë paqe në rajon, por shkaktoi kritika të ashpra nga Izraeli dhe SHBA-të.

"Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi. Ai është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të hipte në avion për tu nisur drejt Socisë.

 

Lini një Përgjigje