TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2025, 15:42

Vijon terrori izraelit/ Dënoi krizën e urisë në Gaza, arrestohet myftiu i madh i Jerusalemit

Shkruar nga Pamfleti

Vijon terrori izraelit/ Dënoi krizën e urisë në Gaza,

Forcat izraelite arrestuan myftiun e madh të Jerusalemit dhe Palestinës, Sheikh Muhamed Hussein, të premten brenda kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin, menjherw pasi ai mbajti predikimin e së premtes.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite sulmuan dhomën e sistemit të zërit të xhamisë dhe arrestuan Sheikh Husseinin pasi ai dënoi politikën e urisë të qeverisë izraelite kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës gjatë predikimit të tij.

Mijëra besimtarë kryen lutjet e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa mes masave të ashpra ushtarake izraelite që kufizojnë qasjen në vend.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa raportoi se forcat izraelite penguan hyrjen e besimtarëve përmes Damaskut dhe Portës së Luanëve, inspektuan dokumentet e tyre të identifikimit, arrestuan disa të rinj dhe i ndaluan ata të hynin në xhami.

Kufizimet në aksesin në Al-Aksa kanë qenë në fuqi që nga fillimi i luftës gjenocidale në Gaza më 7 tetor 2023, me kontrolle më të rrepta që zakonisht vendosen të premteve.

Ndërkohë, ushtria izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë përshkallëzuar sulmet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar kundër palestinezëve, vendeve të tyre të shenjta dhe pronës, përfshirë Jerusalemin Lindor, duke vrarë të paktën 1,006 palestinezë dhe duke plagosur mbi 7,000 të tjerë.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke thënë se aty ndodheshin dy tempuj hebrenj në kohët e lashta.

Lini një Përgjigje