
Me një parlament më të fragmentuar, siç funksionon sistemi politik gjerman, do të bëhej e nevojshme që CDU t’i drejtohet të Gjelbërve. Por ky është edhe problemi.
Sondazhet në Gjermani, tregojnë se po bëhet gjithnjë e më konkrete mundësia e një koalicioni të ri trepartiak, të udhëhequr nga Kristiandemokratët e CDU-së, për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Megjithatë, do të jetë marrëveshje e ndërlikuar për t’u arritur dhe politikisht e vështirë për gëlltitur nga votuesit më konservatorë. Alexander Marguier, drejtor i Cicero, një revistë politike liberal-konservatore dhe shpesh kritike ndaj centrizmit të Merkelit, tregon për Il Foglio për të gjitha vështirësitë e këtij skenari.
“Votuesit konservatorë të CDU, e shohin SPD-në si një parti të nxitur nga pragmatizmi për shkak të pamundësisë së arritjes së shumicës, dhe duke qenë se janë veçanërisht socialdemokratët ata që po humbasin votat që shkojnë drejt AfD-së, partisë së të djathtës ekstreme, e cila renditet e dyta në sondazhe”, thotë ai.
Mundësia e një tjetër Grosse Koalition (Koalicioni të Madh), nuk është shkak për shqetësim, pasi lejon krijimin e një “kordon sanitar” kundër të djathtës ekstreme dhe garanton në të njëjtën kohë një qeveri të qëndrueshme.
Por pas përpjekjes së dështuar të kreut të CDU-së, Friedrich Merz, favorit për t’u bërë kancelar, për ta nxitur Bundestagun të miratonte kufizime mbi migracionin, sondazhet kanë sjellë ndryshime të vogla por të rëndësishme, veçanërisht rreth pragut prej 5 për qind për t’u përfaqësuar në parlament.
Tani partia e të majtës ekstreme Die Linke (Lidhja) renditet shumë më lart se më parë, 6-7 për qind. Çdo vend i fituar në parlament nga kjo e majtë - që kërkon taksa më të larta për të pasurit dhe uljen e qirave - do të vështirësonte formimin e një qeverie.
Me një parlament më të fragmentuar, siç funksionon sistemi politik gjerman, do të bëhej e nevojshme që CDU t’i drejtohet të Gjelbërve. Por ky është edhe problemi.
“CDU dhe të Gjelbrit nuk bien dakord për asgjë gjë. Nga emigracioni tek energjia, të Gjelbrit kanë një qasje ideologjike që e bën të vështirë arritjen e çdo lloj marrëveshjeje”, thotë Marguier.
Ai thekson më tej se midis CDU-së së Merz dhe të Gjelbërve të Robert Habeck, ekzistojnë “mënyra të ndryshme për të kuptuar ekonominë dhe veprimin e shtetit”, ku këta të fundit “nuk ndjekin ligjet e tregut”, dhe e gjejnë arsyen e tyre të ekzistencës tek masat, që pjesa më konservatore e CDU nuk mund të mos i shohë si negative. Shembulli më tipik është qëndrimi ndaj energjisë bërthamore. Edhe gjatë krizës energjetike, ata vazhduan mbylljen e 3 termocentraleve të mbetura. Për më tepër, CDU ka një aleat strukturor tek CSU, dega konservatore bavareze, e lidhur historikisht me sektorët prodhues që janë më armiqësorë ndaj të Gjelbërve.
Në rastin e një qeverie të përbashkët me SPD-në, kancelari i mundshëm mund të imponojë lehtësisht prioritetet e tij, por Marguier thotë se gjërat do të ndryshojnë në rastin e një aleance SPD-Të Gjelbrit, edhe sepse “Habeck është i hapur për dialog, por në partinë e tij ka elementë më ekstremistë”.
Pastaj janë liberalët e FDP-së, të cilët ishin pjesë e qeverisë në largim dhe që shkaktuan edh rrëzimin e saj. Ata mund ta kalojnë pragun, por gjykimi i gjermanëve, të cilët e konsiderojnë këtë parti si jo të besueshme dhe përgjegjëse për krizën qeveritare, rëndon jo pak mbi liderin e saj Christian Lindner.
“Por për CDU-në janë gjithmonë më mirë se të Gjelbrit” thotë drejtori i Cicero. Prandaj, një marrëveshje midis socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve shihet nga zonat më konservatore të Gjermanisë si një hipotezë e pranueshme.
Por përfshirja edhe e të Gjelbërve rrezikon që të prishë planin. Në lidhje me pagën minimale (të cilën SPD dëshiron ta rrisë), do të jetë i vështirë kompromisi qoftë edhe vetëm me socialdemokratët. Sa i përket emigracionit, CDU dhe të Gjelbërit “kanë qasje krejtësisht të ndryshme”.
Ndërsa “SPD mund të kuptojë më mirë nevojën për të ndërhyrë”. Në lidhje me burgergeld, subvencionimin për të ardhurat e ulëta, Merz (që dëshiron ta shfuqizojë) do t’i kishte kundër që të dy aleatët.
Ajo që e distancon CDU-në nga partnerët e saj të mundshëm në qeverisje është edhe schuldenbremse, kufizimi i borxhit, një mekanizëm kushtetues i pezulluar gjatë viteve të fundit për shkak të krizës. Të Gjelbrit dhe SPD duan ta ndryshojnë, ndërsa CDU refuzon.
A mund të ndryshojë mendje Merz, për të formuar një koalicion qeverisës? “Po”- përgjigjet Marguier, por “nëse gjendet një formulë me të cilën mund ta paraqesë çështjen në një mënyrë të pranueshme për të”.
Prioriteti madhor për Merz, ekonomia, gjendet në vitin e tretë të recesionit, ndaj ai mund të “ngrejë në fillim zërin si një zgjedhje taktike, por më pas do të kërkojë arritjen e një marrëveshje”. Marguier thekson se baza e CDU-së përbëhet kryesisht nga votues të moderuar dhe jo konservatorë, të cilët, për të mos bashkëpunuar me AfD-në, janë të gatshëm të ulen në tryezë me të Gjelbrit.
Për CDU-në, shumë gjëra do të varet nga përmbajtja e secilës marrëveshje, dhe nga mënyra se si Merz e paraqet atë. Votuesit kristiandemokratë, përfundon Marguier, “pranojnë shumë gjëra”. Ata janë “leidensfähig”, të aftë për të vuajtur./ Përshtati "Pamfleti" nga "Luigi Daniele"
Lini një Përgjigje