
Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar presionet dhe kërcënimet ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai ka deklaruar se do të ndërpresë aksesin në sistemin satelitor të internetit Starlink, nëse nuk firmos marrëveshjen për mineralet e rralla.
Burime për Reuters thonë se çështja u ngrit të enjten në tavolinën e bisedimeve me dyer të mbyllura mes të dërguarit të SHBA për dialog Keith Kellogg dhe Presidentit Ukrainas Zelensky.
Gjatë takimit, Ukrainës iu tha se do të përballej me mbyllje të afërt të shërbimit Starlink nëse nuk arrinte një marrëveshje për mineralet kritike.
Por, deri më tani, Presidenti Zelensky ka refuzuar kërkesat e administratës Trump për 500 miliardë dollarë pasuri minerale nga Ukraina për të shlyer Uashingtonin për ndihmën e kohës së luftës, duke thënë se SHBA nuk ka ofruar garanci specifike sigurie.
Ndërkohë, Donald Trump deklaroi gjatë ceremonisë së betimit të Hoëard Lutnickut si Sekretar amerikan i Tregtisë, se Volodymyr Zelensky dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, do të duhet “të bëhen bashkë” për t’i dhënë fund luftës gati 3-vjeçare në Ukrainë: “Mendoj se Presidenti Putin dhe Presidenti Zelensky do të duhet të bëhen bashkë. Sepse, a e dini çfarë? Ne duam t’iu japim fund vrasjeve të miliona njerëzve. Mendoj se kemi shanse për të arritur marrëveshjen. Më është dashur të sigurohem që Rusia e kërkon atë”.
Lini një Përgjigje