
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në qytetin francez të Mulhouse, raportojnë mediat lokale.
Në vendin e ngjarjes është arrestuar autori i dyshuar. Në pranga ra një 37-vjeçar.
Sipas autoriteteve, ai ka qenë në një listë vëzhgimi për parandalimin e terrorit. Motivi është aktualisht i paqartë dhe po hetohet nëse ka qenë apo jo një sulm terrorist. Ky sulm vjen pas atij në Gjermani. Dje një person me thikë sulmoi qytetarët në ambientet e Memorialit të Holokaustit në Berlin
Lini një Përgjigje