TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2025, 19:53

Papa Françesku në gjendje kritike për jetën, Vatikani: Pësoi një krizë astmatike!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku në gjendje kritike për jetën, Vatikani:

Përkeqësohet gjendja e Papës

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar gjatë ditës së sotme, pasi Ati i Shenjtë ka pësuar një krizë astmatike.

Sipas një njoftimi nga Vatikani, Papa Françesku ndodhet në gjendje kritike ndërsa sot është dashur t’i vendosen edhe aparaturat e oksigjenit.

Siç raporton agjencia e lajmeve Ansa, analizat e sotme të gjakut treguan gjithashtu një mungesë të trombociteve, e lidhur me aneminë, e cila kërkonte dhënien e transfuzionit të gjakut. Papa rreth 88-vjeç, u shtrua në spital për më shumë se një javë pas pneumonisë.

“Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike. Papa nuk ndodhet jashtë rrezikut. Këtë mëngjes Papa Françesku pësoi një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”, njofton Vatikani.

Në deklaratë thuhet se për shkak të situatës nuk mund të bëhet me siguri një prognozë mjekësore për ecurinë e sëmundjeve që po përjeton Papa. Sipas mjekëve, jeta e tij vijon të jetë në rrezik.

Lini një Përgjigje