
Një sulm me thikë tronditi Francën ditën e sotme ndërsa 1 person ka humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në qytetin francez të francez të Mulhouse.
Sipas policisë, një qytetar ka humbur jetën ndërsa të plagosur kanë mbetur dy oficerë policorë. Mësohet se autori i sulmit është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Autori ka plagosur rëndë dy policë, një në qafë dhe një në gjoks, ndërsa një kalimtar mbeti i vrarë teksa ndërhyri të ndalojë agresorin.
Sipas policisë, autori është një shtetas algjerian 37-vjeç, i cili kishte marrë një urdhër deportimi për shkak se ishte në listën e vëzhgimit të terrorizmit. Prokurori ka hapur një hetim terrorist pasi sipas dëshmitarëve, algjeriani ka bërtitur “Allahu Akbar”.
Ngjarja ndodhi në një demonstratë në mbështetje të Kongos, ku policët ishin në patrullë.
“Tmerri ka pushtuar qytetin tonë”, tha kryebashkiaku i Mulhouse, Michele Lutz në Facebook.
Ndërsa pritet që ministri i Brendshëm Bruno Retailleau të vizitojë vendin e ngjarjes mbrëmjen e sotme.
Lini një Përgjigje