
Shtatë oficerë policie janë plagosur dhe dy persona janë arrestuar pas një aksidenti masiv në të cilin u përfshinë katër makina policie dhe dy civile.
Policia tha se oficerët ishin përpjekur të ndalonin një makinë në zonën Whickham të Gateshead rreth orës 2 të mëngjesit të së mërkurës për shkak të shqetësimeve mbi mënyrën se si po drejtohej.
Makina u largua nga zona dhe u autorizua ndjekja kur u pa rreth orës 02:25. Dy minuta më vonë makina dhe pesë automjete të policisë u përfshinë në aksident.

Të shtatë policët mbetën të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Katër afektivë kanë lënë spitalin, ndërsa dy mbeten ende në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ku njëri po trajtohet për një dëmtim në këmbë.
Në fotot e publikuara nga mediat britanike, mund të shihen katër automjete policie të dëmtuara rëndë, së bashku me një makinë në anën e saj.

Dy pasagjerët e një BMW M Sport të përfshirë në përplasjen fatmirësisht nuk u lënduan. Policia tha se një burrë dhe një grua të dy rreth të 20-ave janë arrestuar me dyshimin se kanë shkaktuar aksident të rëndë nga drejtimi i rrezikshëm. Të dy mbeten në paraburgim.

Imazhet treguan gjithashtu mbeturina të shpërndara përgjatë karrexhatës në drejtim të veriut. Një prej automjeteve të policisë i është shkëputur çatia.

"Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit dhe për të kërkuar këdo që ka informacion që mund të na ndihmojë të dalim përpara. Ne gjithashtu do t'u kërkojmë njerëzve që të shmangin spekulimet si në internet ashtu edhe në komunitet që mund të ndikojnë në hetim", tha hetuesja Michelle Caisley.
Lini një Përgjigje