TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2025, 16:39

BE-ja i shpall “luftë” Trump-it, vendos tarifë 25 për qind për produktet e SHBA-së!

Shkruar nga Pamfleti

BE-ja i shpall “luftë” Trump-it, vendos tarifë 25 për

Këto kundërmasa do të hyjnë në fuqi më datë 15 prill dhe mund të pezullohen në çdo moment kur SHBA të jetë dakord për të negociuar.

Bashkimi Evropian ka vendosur t’i përgjigjet me “zjarr” sulmeve me tarifa të larta të Donald Trump. Unioni ka mbështetur kundërmasat e para kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, pasi vendet anëtare miratuan sot një propozim në përgjigje të tarifës prej 25% që SHBA vendosi për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së.

"BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale. BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme", tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Këto kundërmasa do të hyjnë në fuqi më datë 15 prill dhe mund të pezullohen në çdo moment kur SHBA të jetë dakord për të negociuar.

Unioni do të fillojë të mbledhë detyrime nga 15 prilli, duke theksuar se këto kundërmasa mund të pezullohen në çdo kohë, nëse SHBA bien dakord për një rezultat të drejtë dhe të balancuar të negociuar", thuhej në deklaratë.

Komisioni nuk dha menjëherë detaje rreth tarifës që do të vendoste për disa mallra të tjera të importuara nga SHBA.

Tarifat po kthen në një bumerang për administratën Trump. Ekonomia amerikane po merr goditje të mëdha si shkak i kundërpërgjigjeve që po vijnë nga vendet e tjera si Kina dhe vendet e BE-së.

Nëse Trump do të vijojë me këtë ideologji, recesioni do të jetë i pashmangshëm dhe dëmi ekonomik i parikuperueshëm.

Lini një Përgjigje