TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2025, 14:50

Kina iu kundërpërgjigj tarifave të SHBA, reagon Departamenti i Thesarit: Për të ardhur keq!

Shkruar nga Pamfleti

Kina iu kundërpërgjigj tarifave të SHBA, reagon Departamenti i

Sekretari amerikan i Thesarit ka kritikuar ashpër vendosjen e fundit të tarifave të Kinës ndaj SHBA-së, duke e cilësuar masën si “për të ardhur keq”. Scott Bessent tha se përshkallëzimi i Pekinit “është një humbje për ta”.

“Unë mendoj se është për të ardhur keq që kinezët në fakt nuk duan të vijnë dhe të negociojnë, sepse ata janë shkelësit më të këqij në sistemin ndërkombëtar të tregtisë”, u shpreh ai për “Fox Business Network”.

Kina i është përgjigjur luftës tregtare amerikane, ku madje paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë për tarifat e SHBA-së.

Efektet e tarifave të presidentit Donald Trump po ndihen edhe në tregjet evropiane, ku ka pësuar rënie.

Indeksi FTSE 100 në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë 3.3% deri më tani, ndërsa gjermani Dax ka rënë me 4% dhe francezi Cac 40 ka rënë me 4%.

Lini një Përgjigje