TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2025, 13:59

Trump vendosi 104% tarifa ndaj Kinës, kundërpërgjigjet Pekini: Çdo mall i importuar nga SHBA do të tarifohet 84%

Shkruar nga Pamfleti

Trump vendosi 104% tarifa ndaj Kinës, kundërpërgjigjet Pekini:

Kina i është kundërpërgjigjur tarifave shtesë të vendosura nga Trump. Ministria e Financave të Kinës tha se do të vendosë një tarifë shtesë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA, nga 34% që kishte paralajmëruar më parë, si një përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga SHBA.

Më herët, Pekini u përgjigj me një gjuhë të ashpër kundër veprimeve të Presidentit Trump, lidhur me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij “kërcënuese dhe shtrënguese” dhe i ka cilësuar si gabim. Sipas ministrisë, këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi mesditën e 10 prillit.

“Nëse SHBA vërtet dëshiron ta zgjidhë problemin përmes dialogut dhe negociatave, duhet të demonstrojë një qëndrim barazie, respekti dhe përfitimi reciprok”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në një konferencë për shtyp.

Lin shtoi se “nëse SHBA këmbëngul për të zhvilluar një luftë tarifore dhe tregtare, Kina do të luftojë patjetër deri në fund”.

Kina është goditur me një tarifë prej 104 për qind nga administrata Trump, deri tani shkalla më e lartë në mesin e dhjetëra vendeve të shënjestruara në njoftimin e “ditës së çlirimit” të presidentit amerikan.

Lini një Përgjigje